Në FA Cup, në finalen e madhe, do të jetë një derbi total, Man.United-Man.City, por kualifikimi i “djajve të kuq” po bën shumë bujë në Angli, në një kohë kur ekipi i Ten Hag vuajti shumë për të kaluar Coventry, një ekip që militon në kategorinë e dytë. U desh ruleta e penalltive për të siguruar një biletë për në finalen e Wembley, për më tepër që kryesonin 3-0 deri në minutën e 58-të. Është e vështirë të përshkruash atë që ndodhi në këtë sfidë, një ndeshje që në letër dukej një lojë fëmijësh për ekipin e Ten Hag.

“Djajtë e kuq” kalon në avantazh në minutën e 23-të me McTominay, ndërsa në fundin e pjesës së parë ishte Harry Maguire që dyfishoi shifrat. Situata nuk ndryshoi as me fillimin e pjesës së parë, me United që gjeti edhe golin e tretë me Bruno Fernandes. Historia e këtij takimi dukej e mbyllur këtu, por Coventry reagoi në mënyrë befasuese. Në minutën e 71-të Simms ngushtoi shifrat në 1-3, ndërsa tetë minuta më pas, Coventry realizoi edhe golin e dytë. Atëherë kur gjithçka po shkonte drejt fundit, në minutën e 95-të, vendasit fituan një penallti, i konvertuar në gol, duke bërë që kjo sfidë të shkonte në shtesë. Coventry bëri me zemër tifozët e United teksa në minutën e 120 gjetën golin e katërt, por për fatin e “djajve të kuq”, VAR anuloi gjithçka duke bërë që bileta e dytë për në finale të vendosej nga ruleta e penalltive. Në këtë pikë ekipi i Ten Hag u treguan më i saktë, gaboi vetëm Casemiro, ndërsa në penalltinë e fundit, të pestën, Hojlund u tregua i saktë duke i dhuruar Man.United finalen e FA Cup.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“United, të turpëruar në fitore”, shkruan The Telegraph. “Zemër thyer”, ishte një tjetër titull i mediave angleze, duke iu referuar golit të anuluar nga VAR. “Lotët e Coventry”, ishte titulli më lakuar në të përditshmet angleze.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb