Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj zhvilloi një takim me deputetin e Parlamentit Italian, Giulio Cesare Sottanelli, përfaqësues i partisë “Azione”. Gjatë takimit, Gjekmarkaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Italia dhe Parlamenti italian i kanë dhënë Shqipërisë ndër vite, veçanërisht në procesin e integrimit europian, duke e cilësuar Italinë një partner të rëndësishëm dhe të qëndrueshëm.

Në bisedë u theksua gjithashtu roli i rëndësishëm i diasporës shqiptare, si asaj historike ashtu edhe të re, në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Sipas Gjekmarkajt, diaspora ka shërbyer dhe vijon të shërbejë si një urë e fortë lidhëse në aspektet kulturore, sociale dhe ekonomike.

Në takim ka marrë pjesë edhe deputetja e PD, Jozefina Topalli. Përfaqësuesit e opozitës shqiptare ndanë me deputetin italian shqetësimet e tyre lidhur me zhvillimet politike dhe zgjedhore në vend. Ata iu referuan edhe gjetjeve të raportit të OSBE-ODIHR, duke ngritur çështje si ndalimi i liderit të opozitës, Sali Berisha, gjatë një viti elektoral, sfidat për pavarësinë e drejtësisë dhe kufizimin e hapësirave institucionale për opozitën në Shqipëri.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Agron Gjekmarkaj: Sot pata kënaqësinë që, së bashku me zonjën Topalli, të prisja z. Giulio Cesare Sottanelli, deputet i Parlamentit Italian prej vitit 2013 dhe përfaqësues i partisë “Azione”. E falënderuam mikun për mbështetjen e vazhdueshme që Italia dhe Parlamenti Italian i kanë dhënë Shqipërisë ndër vite, në veçanti në procesin e integrimit europian, si një partner i rëndësishëm dhe i qëndrueshëm.

Gjatë takimit, ndaluam edhe te roli i rëndësishëm i diasporës shqiptare, si asaj historike ashtu edhe asaj të re, në forcimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve tona. Ky kontribut ka qenë dhe mbetet një urë e fortë lidhëse, duke afruar më shumë popujt tanë në dimensione kulturore, sociale dhe ekonomike.

Gjithashtu, e njohëm z. Sottanelli me shqetësimet e opozitës shqiptare lidhur me zhvillimet politike dhe zgjedhore në vend, duke iu referuar edhe gjetjeve të raportit të OSBE-ODIHR. Diskutuam për ndalimin e liderit të opozitës, Sali Berisha, gjatë një viti elektoral, për sfidat që lidhen me pavarësinë e drejtësisë, si dhe për ngushtimin e hapësirave institucionale për opozitën në Shqipëri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb