Gjatë kohës kur ishte në opozitë, Edi Rama fliste për një epokë të re ndryshimesh, ndërsa premtonte mbylljen e një kapitulli të vjetër që cënonte dinjitetin e çdo shqiptar që nuk merrte shërbim në shëndetësi.
Por ku jemi sot?! Pasi mori drejtimin e qeverisë, kryeministri Edi Rama flet sot me gjuhën e pushtetit, larg këtyre qëndrimeve, ku sulmonte dikur qeverinë ‘Rama’. Sot shqiptarët I kërkojnë dorëheqjen, ndërsa prej 95 ditësh protestojnë kundër kryeministrit dhe qeverisë së tij, ndërsa mes arsyeve që reagojnë janë dhe kushtet në spitale.
Mes atyre që kanë reaguar ashpër kanë qenë dhe pacientët e prekur nga kanceri, që deklarojnë se disa prej medikamenteve që për ta janë jetikë, mungojnë në tregun shqiptar.
