TIRANE- Kuvendi po diskuton në seancën e sotme plenare dy aktet normative të ndërmarra nga qeveria në muajin dhjetor për ndryshime në buxhetin e vitit 2015, përmes të cilave u synua të ndihmohej ekonomia shqiptare. Ndërkaq, debatet në seancë janë ndalur edhe investimet në energjitike, e kryesisht tek projekti i Skavicës.

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, tha se varianti për një superprojekt për Skavicën nuk është i mundur, pasi rrezikohen të përmbytet 1/5 e Dibrës, dhe do të kërkonte një masë të madhe shpronësimesh.

Për Skavicën, ministri Gjiknuri tha së do të ndiqet një variant i mesëm për menaxhimin e Skavicës.

“Ka pasur shumë variante për Skavicën, një prej tyre për ta kthyer në një investim të madh. Por kostoja e këtij projekti është shumë i madh, edhe për shkak të nivelit të lartë të shpronësimeve. Nuk ka asnjë institucion financiar që të financon në raste kur ka shpronësime të tilla, e aq më tepër kur ka kundërshtime për shpronësimet.
Nuk mund të përmbytet 1/5 e Dibrës për një projekt të tillë. Një nga opsionet që është zgjedhur është dhënia e Katundit të Ri për një projekt me një përmasë më të vogël. Nuk ka pse të ndodhë si me Ashtën, ku është bërë në investim i madh, ndërkohë që përfitimet prej tij nuk janë të mëdha.
Për Skavicës është varianti i mesëm, që rrit prodhimin, menaxhon kaskadën, pro nuk është ai projekti i madh që të gjithë imagjinonin. Ky projekt do të bëhet pas diskutimeve në bashkëpunim me KESH-in. Njërin nga projektet tona po e bëjmë me një kompani private, dhe një me financim nga një institucion financiar. Skavica është një projekt që do të dojë shumë kohë, do të marrë shumë vite, dhe do jetë një ndër investimet më të mëdha. Në VKM e vitit 2007 për Skavicën, e ke të zezën mbi të bardhë. Synojmë të krijojmë një treg energjie që i shërben Shqipërisë dhe Kosovës. Ne kemi një mandat qeveritar që na mundëson të bëmë në zbatim idetë dhe projektet tona, nuk jemi si ju, dhe nuk ju marrim dorën”, tha ministri Gjiknuri.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb