Teksa sot do të mblidhej Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore, mbledhja ka nisur me debate të forta, duke bërë që ajo të shtyhej.

Në një kohë kur në sallën e komisionit, në Kryesinë e Kuvendit ishin të pranishëm deputetë të opozitës dhe të maxhorancës, ata janë përplasur me kolegët e tyre socialistë, ndërsa nuk kanë munguar akuzat. Mbledhja në fjalë do të drejtohej nga dy bashkëkryetarët, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Mbledhja e këtij Komisioni vjen pas takimeve që u zhvilluan me përfaqësuesit e OSBE ne vendin tone. Siç duket opozita do të vijojë me të njëjtin skenar, ndërsa edhe sot bllokoi punimet, ndërsa nuk munguan as gjestet me duar mes palëve.

KALENDARI I PUNIMEVE
Në kalendarin e punimeve që disponon Gazeta Panorama Online ishin parashikuar 4 pika për t’u diskutuar dhe miratuar. Pika e parë ishte seanca dëgjimore me parti politike, OJF vendase dhe organizma ndërkombëtarë në Shqipëri në mënyrë që ata të paraqesin mendime, sugjerime dhe propozime lidhur me Reformën Zgjedhore, bazuar dhe në rekomandimet e OSBE/ODIHR.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas kalendarit, afati i shqyrtimit të kësaj pike është 20 Janar – 31 Janar 2024. Pika e dytë lidhet me përgatitja nga ana e ekspertëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore në bashkëpunim me ekspertët e OSBE/ODIHR dhe shqyrtimi i propozimeve mbi rekomandimet e tyre në lidhje me disa çështje:
– Regjistrimi i subjekteve zgjedhore;
– Regjistrimi i kandidatëve dhe numri i tyre për çdo zonë zgjedhore;
– Zgjedhësit dhe përgatitja e listës së zgjedhësve;
– Barazia gjinore për organet e zgjedhura dhe administratën zgjedhore.

– shqyrtimi i propozimeve lidhur me Implementimin e të drejtës së votës për shtetasit jashtë Republikës së
Shqipërisë dhe skemat e mundshme të realizimit të saj. (Vendimi nr. 38, datë 09.12.2022 i Gjykatës
Kushtetuese)
– Regjistrimi dhe përgatitja e listës së zgjedhësve me qëndrim jashtë Republikës së Shqipërisë.
– Metodologjia e votimit për zgjedhësit me qëndrim jashtë Republikës së Shqipërisë.
– Administrimi i procesit zgjedhor dhe numërimi i votave për zgjedhësit me qëndrim jashtë Republikës së
Shqipërisë.
Përgatitja dhe shqyrtimi i propozimeve në lidhje me çështjet:
– Zona zgjedhore dhe numri i mandateve për çdo zonë;
– Votimi;
– Shpërndarja e mandateve (Vendimi nr. 28, datë 30.06.2021 i Gjykatës Kushtetuese)
Afati per keto ceshtje eshte 1 Shkurt – 29 Shkurt 2024
Pika e tretë ka të bëjë me përgatitja dhe shqyrtimi i propozimeve në lidhje me çështjet:
– Fushata zgjedhore në mediat elektronike;
– Financimi i fushatës zgjedhore;
– Raportimi dhe monitorimi i fushatës zgjedhore.
Afati per keto ceshtje eshte periudha 1 Mars – 15 Mars 2024.
Ndersa pika e katerit eshte hartimi i draftit të konsoliduar të Projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë” me afat 16 Mars – 25 Mars 2024.

DEKLARATA E OSBE
Kujtojmë se dje OSBE iu bëri thirrje të gjithë deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë që të normalizohet procesi parlamentar.

“Çmojmë partneritetin tonë me Kuvendin e Shqipërisë. U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional. Punimet e papenguara dhe dialogu konstruktiv në komisione janë thelbësore. Përkushtimi ynë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë mbetet i fortë. Angazhimi pozitiv i të gjithëve është vendimtar për të pasur sukses!”, -thuhet në deklaratën e OSBE.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb