Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dhënë një mesazh në kuadër të Ditës Botërore të Talasemisë.

Ai thotë se mjaftojnë 10 minuta për të dhuruar gjak për të shpëtuar jetën e një fëmije talasemik. Gjithashtu, Kreu i Shtetit i shpreh falenderimin e tij “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”.

Postimi i Ilir Metës:

Dita Botërore e Talasemisë na kujton sot rëndësinë e solidarizimit me kauzën humane dhe fisnike të dhurimit të gjakut.
Të mos harrojmë se mjaftojnë vetëm 10 minuta për të dhuruar gjak, për të shpëtuar jetën e një fëmije talasemik!
Krenar dhe falenderues për rolin e jashtëzakonshëm dhe sensibilizimin frymëzues, që “Aleanca për Dhurimin e Gjakut” ka luajtur në këto vite për garantimin e gjakut të mjaftueshëm dhe të sigurt për nevojat jetësore të fëmijëve dhe çdo pacienti me talasemi.
Por është përgjegjësi e të gjithëve, në veçanti e institucioneve përgjegjëse, për të shumëfishuar përpjekjet për rrëzimin e barrierave burokratike dhe eleminimin e pabarazive shëndetësore, me qëllim garantimin e një jete normale dhe cilësore, nëpërmjet furnizimit të sigurt me gjak dhe trajtimit spitalor dinjitoz të pacientëve me talasemi.
Mposhtni indiferencën që vret!
Dhuroni gjak, shpëtoni jetë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb