FIER

Vijon greva e naftëtarëve të Ballshit. Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se në ditën e 13 të grevës brenda uzinës janë të ngujuar 10 naftëtarë teksa gjendja e tyre shëndetësore është jo e mirë dhe sa vjen e përkeqësohet.

Tashme në hyrje të portës qëndron pankarta “Uzina e jona, duam lekët tona”. Ndërkohë jashtë qëndrojnë naftëtarë të tjerë dhe të afërm të tyre që sa vijnë e shtohen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb