Sot në Divjakë është shënuar dita e 30 e protestës qytetare kundër reformës administrative territoriale e propozuar nga PS që e eliminon Divjakën duke e bashkuar me Lushnjen.

Divjakasit janë duke kryer qëndresë në protestën e tyre pavarësisht presioneve të vazhdueshme gjë që ditët e fundit është bërë më intensive.

“30 ditë rezistencë, dëshmi e vullnetit që qytetarët e Divjakës janë të palëkundur për t’i thënë jo vendimit të pa pranueshme të qeverisë. Është turp për ne ta lejojmë që të bashkohemi me Lushnjen”, është shprehur një prej tyre.

Sakaq numri i protestuesve vjen në ulje ndërsa një prej protestuesve, person me aftësi të kufizuara, që prej ditës së parë ka thënë se i janë bërë presion asaj dhe të tjerave qi ajo për të mos marrë pjesë në protestë përndryshe do t’u hiqet KEMPI.

Dita e 30 e protestës u mbyll me marshimin në rrugët e qytetit ku ndër të tjera protestuesit thirrën edhe Kryetar jep dorëheqjen sa më parë duke ju referuar kryetarit të bashkisë Josif gorrea që pas ditës së parë të protestës nuk është dukur më në shesh por vetëm bën presjone për mos pjesëmarrje në protestë

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb