Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë marshuar për të mbërritur më pas para Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 33-të kundër qeverisë.
Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, hetimin e tij dhe të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si edhe largimin e asaj që e cilësojnë si klasa e vjetër politike, të cilën e konsiderojnë përgjegjëse për situatën në të cilën ndodhet vendi.
