Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjete sociale pamje nga kantieri i Spitalit Memorial i Fierit, i cili por merr formë.

Rama rikujton se është dita e 72 e punimeve dhe shfaq më pas, ambientet e brendshme të spitalit, në të cilat, ende disa punëtorë janë duke punuar, ndërsa një pjesë tjetër, shihet e përfunduar.

Kujtojmë se ky spital po ndërtohet me financimin e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan dhe sipas premtimit të këtij të fundit, spitali do të jetë gati brenda muajit prill.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

Kantieri i Spitalit Rajonal Memorial FIER
Dita 72 LIVE


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb