Presidenti Ilir Meta iu përcjell urimet e tij besimtarëve bektashinj, me rastin e Ditës së Ashures.

Teksa publikon një foto krah kryegjyshit botëror, Baba Mondi, Meta thekson se Dita e Ashures është simboli i sakrificave në emër të lirisë, dinjitetit njerëzor dhe besimit!

“Urime të përzemërta për të gjithë besimtarët bektashianë dhe popullin shqiptar: Gëzuar Festën e Ashures, simbolin e sakrificave në emër të lirisë, dinjitetit njerëzor dhe besimit! Shëndet të mirë dhe mbarësi në familjet tuaja! ??”, shkruan Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb