VIDEO/ Dita e katërt e luftës Izrael-Iran! Thellohet bilanci, shkon në 224 numri i të vrarëve në Teheran, viktima edhe në Tel Aviv. Vijojnë sulmet ajrore, të rejat e fundit nga Lindja e Mesme
16 Qershor, 2025 15:23
Madhësia e tekstit:
Luftimet ajrore mes Izraelit dhe Iranit kanë hyrë në ditën e katërt, ndërsa orët e fundit intensiteti i sulmeve është rritur dhe për pasojë edhe dëmet në njerëz e ato materiale.
Hossein Kermanpour, një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Teheran ka deklaruar se numri i përgjithshëm i të vdekurve dhe të plagosurve në Iran kishte arritur në 1,481. 224 përllogaritet numri i të vdekurve në Iran nga sulmet izraelite.
“Një total prej 1,481 individësh janë vrarë ose plagosur në sulmet izraelite gjatë 65 orëve të fundit. Nga këta, 1,277 persona janë shtruar në spital në qendrat mjekësore të lidhura me universitetet e vendit, me mbi 90% të viktimave që janë civilë. Deri më tani, 522 individë janë liruar nga spitali, ndërsa 224 burra, gra dhe fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve”, deklaroi Kermanpour.
Ministria e Shëndetësisë iraniane thotë se “kostoja njerëzore e këtyre sulmeve bie ndesh qartë me pretendimet për “shënjestër të saktë” dhe nënvizon natyrën pa dallim të agresionit izraelit”.
Ndërkohë, numri i të vdekurve nga sulmet e Iranit gjatë natës kundër Izraelit ka arritur në 24, njoftoi radiostacioni i ushtrisë izraelite. 8 izraelitë të vrarë u regjistruan orët e fundit nga raketat balistike të Teheranit.
Ndërsa 92 persona u plagosën, përfshirë një grua që është në gjendje të rëndë, sipas raportit të fundit për sulmet iraniane të natës së kaluar.
Izraeli kreu sulme me avionë bombardues në Teheran dhe pjesë të tjera të territorit iranian, me shënjestër infrastukturën ushtarake.