Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dënuan “aktin e forcës” së Izraelit kundër Iranit dhe bënë thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive gjatë një bisede telefonike të hënën, tha Kremlini.

“Të dyja palët shprehën shqetësimin më serioz në lidhje me përshkallëzimin e vazhdueshëm të konfliktit Iran-Izrael, i cili tashmë ka çuar në një numër të madh viktimash dhe sjell me pasoja serioze afatgjata për të gjithë rajonin”, thuhet në një deklaratë të Kremlinit.

Udhëheqësit folën në favor të një ndërprerjeje të menjëhershme të armiqësive dhe zgjidhjes së çështjeve të diskutueshme, përfshirë ato që lidhen me programin bërthamor iranian, ekskluzivisht me mjete politike dhe diplomatike.

Të dyja palët ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë, thuhet në deklaratë./ Reuters

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb