Kryeministri Edi Rama vizitoi sot panairin artizanal të çelur në qytetin e Elbasanit në kudër të ditë së Verës. Gjatë vizitës në stendat e panarit Kryeministri Rama pa nga afër produktet e ekspozuara nga artizanët e zonës së Elbasanit.

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja tha se “në këtë panair ka prodhimet e zejtarisë së trevës së Elbasanit , prodhime bio qe janë të certifikuara të zonës, fruta, veshje tradicionale, si dhe vaji më i mirë ekstra i virgjër që një pjesë e madhe e tij shkon në Itali. Ndryshe nga sa mendonim më parë ne tani vajin e çojmë në Itali”.

Më tej Rama dhe Llataj u ndalën në stendën e një të riu që pavarësisht se studion, ia ka kushtuar pasionin e tij bletëve duke prodhuar produkte të ndryshme.

“Ka filluar të prodhojë edhe krem për lëkurën ka marrë një subvencion nga AZHBR-ja për mbështetjen e koshereve”, – tha Llatja.

Ndërsa, vijoi ai, edhe bimët medicinale vitet e fundit në Elbasan kanë pësuar rritje.

Duke u ndalur tek stendat e artizanëve të përpunimit të drurit, Llatja u shpreh se “zanatçinjtë e vjetër po na ikin, por shpresojmë shumë që të rinjtë të ruajnë traditën qe kanë pasur”.

“Produketet origjinale në tezgjah të zonës së Shpatit janë shumë të kërkuara. Nënës që i krijon ato i kemi krijuar edhe një hapësirë në Muzeun Etnografik për të shitur produktet e veta”, – tha Llatja.

Llatja theksoi se në Elbasan po përipqemi të zhvillojmë më shumë traditën e trëndafilave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: