Të verbrit në Tiranë zhvilluan një marshim protestë gjatë paradites në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në simbolikë të ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë.

Në fund të marshimit të protestës të verbrit i kërkuan qeverisë të rishikojë pagat dhe të rimbursojë shtrenjtimin e ushqimeve dhe produkteve të shportës që sipas tyre po I varfëron çdo ditë.

Të verbrit nuk kanë harruar edhe kërkesat e kahershme që nuk kanë marrë zgjidhje për çështjen e punësimit, aksesi në informim, arsimimi i integruar, gjithëpërfshirja, krijimi i kushteve për lëvizjen autonome të të verbërve, etj. Paralelisht marshimi i shkopit të bardhë është zhvilluar në shumë qytete të vendit.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb