TIRANË – Sot është Dita e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut. 10 Dhjetori dhe kjo datë e gjen Shqipërinë për herë të para në Këshillin për të Drejtat e Njeriut. Me këtë rast, Ministri i Punëve të Jastëme Ditmir Bushati, ka theksuar se dita e sotme “përbën një moment reflektimi dhe angazhimi për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Shqipëria mbështet universalitetin dhe pandashmërinë e të drejtave të njeriut. Mbrojtja më e mirë e të drejtave dhe lirive tona është e lidhur pazgjidhshmërisht me zhvillimin e një shoqërie demokratike.

Këtë vit, 10 dhjetori e gjen Shqipërinë si anëtare të zgjedhur për herë të parë në Këshillin për të Drejtat e Njeriut. Zgjedhja e Shqipërisë në këtë organizëm të respektuar ndërkombëtar është vlerësim dhe garanci shtesë për një angazhim konsistent në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, – ka theksuar Bushati në përfundim.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: