“Ditë me diell” për Viky Varga. Modelja hungareze dhe partnerja e ish-futbollistit të njohur, Graziano Pellè është rikthyer për të çmendur fansat me fotografi të reja të publikuar në profilin e saj në Instagram.
Varga ka postuar disa imazhe teksa shihet në plazh, pak metra larg detit, teksa mban veshur bikini, që nxjerrin në pah format e saj.
Fotot nuk kanë kaluar pa u vënë re nga fansat, të cilët kanë pushtuar postimin me mijëra pëlqime dhe komente.
Sa i takon historisë së dashurisë me ish-lojtarin Pelle, gjithçka ka nisur në vitin 2012. Nuk dihet se kur dyshja u takuan për herë të parë, por ishte Pelle ai që iu afrua Vargës në fillim, madje bukuroshja e njohur i injoroi mesazhet e tij, por jo për shumë gjatë, pasi fundi dihet…
View this post on Instagram
(BalkanWeb)
