Në një kohë kur ministria e Bashkimit Europian dhanë ‘OK’ për çeljen e bisedimeve për negociatat me Shqipërinë dhe që ministria e Drejtësisë nxorri nga burgu disa të burgosur, për shkak të pandemisë COVID019, vjen një mesazh nga kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi.

Ky i fundit përmes një postimi në ‘Facebook’ thekson me ironi se sot është një ditë me fat, pasi dyert u hapën njësoj si për negociatat dhe të burgosurit.

“DITË ME FAT
Sot paska qenë ditë me fat, sepse u hapën dyert njësoj, si për negociatat, ashtu edhe për të burgosurit…”, shkruan Patozi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: