Ndahet nga jeta bashkëshortja e mjeshtrit të humorit, aktorit të njohur durrsak Muharrem Hoxha. Sipas burimeve mësohet se bashkëshortja e tij Jalldiz Hoxha, 65 vjeçe ka ndërruar jetë nga COVID-19.

Aktori i njohur ishte shpërngulur me bashkëshorten në qytetin e Pogradecit që prej fillimit të pandemisë. Fatkeqësisht bashkëshortja e aktorit aq të dashur për publikun shqiptar nuk ia ka dalë të fitojë betejën me virusin vdekjeprurës.

Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet pasditen e sotme në qytetin e Durrësit.

Jalldiz Hoxha
Jalldiz Hoxha

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb