FIER

Anulohet takimi i kryedemokratit Lulzim Basha në Fier. Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se ky vendim ka ardhur pasi 29 marsi u shpall ditë zie kombëtare me një vendim të qeverisë për ndarjen nga jeta të deputetti socialist, ish-kryeministrit Bashkim Fino.

Kreu i PD Fier Luan Baçi tha se do të respektohet dita e zisë në nder të deputetit Fino. Ndërkohë që kreu i PD, i cili do të zhvillonte një takim elektoral sot në Fier është kthyer nga rruga.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE
Për shkak të ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe deputetit të parlamentit Bashkim Fino, kryetari i PD Lulzim Basha vendosi të shtyjë aktivitetet politike të parashikuara për ditën e sotme në Fier me pjesëmarrjen e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb