Ajo që ishte parashikuar të ishte një festë e bukur ditëlindjeje, është kthyer në një tmerr të vërtetë për aktoren amerikane Nicole Richie.

Kjo e fundit, ishte duke fryrë qirinjtë në vigjilje të ditëlindjes së saj të 40-et, ku ndodh një episod i pa hijshëm. Gjatë këtij momenti, Nicole, ndez aksidentalisht flokët me qirinjtë e tortës.

Flokët ndizen me shpejtësi dhe aktorja reagon e trembur.

“Deri tani 40 janë zjarr,” shkroi ai në mbishkrimin që shoqëroi videon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb