Ditlindja është një festë që shumë e mezi e presin për t’u organizuar me miqtë dhe të afërmit por nëse të rastis në këtë periudhë, organizimi i vetëm mund të jetë vetëm në familje .

Gazetari Enrik Mehmeti ka dhënë dy mesazhe shumë të forta me rastin e ditlindjes së tij që e kishte në këtë periudhë.Fillimisht përgjatë ditës,një shumë që mund ta shpenzonte me miqt duke festuar në një ditë normale i ka blerë ushqime një familje të varfër që jeton në Pyllin e Sodës dhe që këto ditë të vështira janë në gjëndje të rëndë ekonomike pa asgjë për të ngrënë .

Mehmeti ka zbatuar direktivat për të qëndruar një metër distancë dhe ka dorëzuar ushqimet duke apeluar për këdo që ka mundësi ,kur del për të bër pazar ,të planifikojë dhe disa ushqime bazë për familje në nevojë të cilat më shumë se kurrë ,sot e ndjejnë mungesën e ushqimeve.

Nga ana tjetër ai ka dhënë mesazhin e dytë për të qëndruar në Shtëpi në cfarëdo rasti dhe se ditlindja festohet bukur dhe në shtëpi .Ai në mesazhin e tij është shprehur se vitet e kaluara festat mes miqve dhe të afërmve zhvilloheshin në vënde të populluara por këtë vit festa do jetë në shtëpi me familjen.Ai ka apeluar që të gjithë të qëndrojnë në shtëpi në këto ditë të vështira dhe të dalin vetëm për raste emergjence apo pune .Mehmeti në videon e tij të publikuar në rrjetet e tij sociale ,shprehet se urimet për të do të donte të shkonin për heronjtë e këtyre ditëve nga mjekët,policinë dhe deri te gazetarët që duhet të punojnë.Video mbyllet me thirrjen për përdorimin e maskave dhe dorashkave në rastet e lëvizjeve jashtë banesës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb