Samu Castillejo nuk është më lojtar i Milanit. Futbollisti spanjoll ka falënderuar të gjithë me një postim në rrjetet sociale, duke i dhënë duart kuqezinjve pas katër vitesh bashkëpunim.

“Nuk do dija nga të filloja ose ndoshta po.. duke ju falenderuar të gjithëve, kam përjetuar gjithçka në këto 4 vite, momente te bukura e jo të bukura.

 

Ju
Ju

Siç e dini këtë vit nuk kam luajtur aq sa do të kisha dashur, por unë kam qenë këtu për familjen time, gjithmonë në dispozicion me një buzëqeshje dhe dëshirë për të punuar. Mendoj se është e paimagjinueshme të brohorasësh me këto ngjyra si fëmijë dhe më pas të fitosh një titull, FALEMINDERIT TË GJITHËVE” – shkruan Castillejo. 27 vjeçari luajti vetëm 5 ndeshje këtë sezon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb