Paul Pogba mund të largohet nga Man.United që në merkaton e janarit, ky është lajmi i fundit që vjen nga Anglia. Sipas “Daily Star”, mesfushori francez as që ka ndërmend të rinovojë kontratën e tij e tij me “djajtë e kuq”, kontratë e cila i skadon në përfundim të këtij sezoni. Drejtuesit e klubit, të gjendur përballë këtij fakti, nuk dëshirojnë të rrezikojnë më shumë, për këtë arsye, kanë vendosur ta nxjerrin në shitje francezin që në merkaton e janarit, me shpresën që klube si Juventus apo PSG të paraqesin ndonjë ofertë, për të mos e humbur në fund të sezonit me parametra zero.

Pogba
Pogba

Me Solskjaer në stol, nuk ka asnjë shans që Pogba të ndryshojë mendim, dukshëm mes tyre ka një krisje totale. Nga ana tjetër drejtuesit e Man.United në mënyrë konstante vijojnë ti japin besim trajnerit duke shtyre në këtë mënyrë Pogbanë drejt largimit të sigurt. Jo vetëm Juve dhe PSG, Pogba është një emër shumë i pëlqyer edhe në Spanjë, ku Real Madrid ka qenë dhe mbetet e interesuar për të siguruar shërbimet e tij.

France
France

Gjithnjë sipas mediave angleze, Pogba praktikisht e ka mbyllur aventurën e tij me United, dëmtimi i pësuar në grumbullimin me kombëtaren franceze, ka rezultuar më i rëndë se sa parashikohej. Mesfushori ka pësuar një tërheqje në pulpën e këmbës dhe sipas të gjithë gjase do të mungojë për afro 10 javë, çdo do të thotë se Pogba e ka mbyllur vitin me United.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb