Ademola Lookman dëshiron të largohet nga Atalanta gjatë verës. Sulmuesi nigerian, i cili erdhi dy sezone më parë dhe shënoi 24 gola në të gjitha garat, nuk po ndihet mirë në Bergamo. Pavarësisht paraqitjeve pozitive, qëllimi  i tij është të largohet nga skuadra e Serie A, nëse vjen një ofertë e kënaqshme.

“Divorci” me të mund të jetë zgjedhja e duhur për Atalantën, duke qenë se Lookman-it i skadon kontrata pas 2 vitesh dhe këtë verë do të mund të arkëtonte mjaft para nga shitja e tij. Padyshim që ëndrra e lojtarit është rikthimi në Angli, në Premier League, me dëshirën për të bërë më mirë sesa te Leicester City, në sezonin e tij të fundit.

26-vjeçari ka mbajtur veshur më parë fanellat e Everton dhe Fulham. Në Bundesligë, lojtari ka luajtur për Leipzig.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb