Man.United po kalon një moment të vështirë, i gjithë sezoni ka qenë me ulje ngritje të mëdha, nuk mjaftoi as rikthimi i C.Ronaldo, e as ulja në stol e Ralf Rangnick për të ndryshuar situatën.

Në fund të këtij sezoni “djajtë e kuq” do të ndryshojnë sërish trajner, kjo duket thuajse e sigurt, me Rangnick që do të rikthehet në postin e këshilltarit. Sipas Times, drejtuesit e do të përpiqet të bindin Carlo Ancelotti të rikthehet edhe një herë në Premier League.

Ancelotti
Ancelotti

Për momentin sipas Times, Ancelotti është në krye të listës, por mbetet për tu parë nëse do të arrijnë të bindin trajnerin por dhe klubin e Real Madrid.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb