Gazetari Ismet Drishti ka publikuar në rrjetin social Facebook një postim për djalin e tij Drini, që ka marrë një çmim prestigjioz në Barletta në Itali, në pianoforte. Vogëlushi ka fituar çmimin ABSOLUT në kategorine Junior dhe A.

Statusi i Plotë

Im bir Drini Drishti më mbyti sot me lot gëzimi. Në Barletta në Itali fitoi çmimin ABSOLUT në kategorinë Junior dhe në kategorinë A.
Kalon në finale me të gjitha grupmoshat!😲
Nuk ka kënaqësi më të madhe se ta dëgjosh ta thërrasin në skenë – Maestro Drishti!
Faleminderit bir. Më bëre krenar dhe hallall gjithçka.
Faleminderit mësuesja e përkushtuar #Aurora Gjergji!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: