Djali i Jozefina Topallit ka festuar sot 21-vjetorin dhe sigurisht nuk ka munguar edhe mesazhi i nënës së tij në këtë ditë. Ish-kryetarja e parlamentit, deputetja e PD-së ka postuar disa foto me familjen dhe të birin, Genarin, por edhe pse në një moshë madhore, nuk mungojnë fjalët përkëdhelëse për të.

“Sot Genari u bë 21 vjeç, por për mua është prapë i vogli i mamës… edhe pse është një pëllëmbë më i gjatë”, shkruan Topalli në facebook, përbri fotove me të birin dhe pjesëtarët e tjerë të familjes.

(m.k/BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: