Djali i madh i Presidentit të SHBA, Donald Jr Trump është infektuar me COVID-19. Ai është vetëkarantinuar teksa është totalisht asimptomatik si rast.

Vetë Presidenti amerikan, Trump ka deklaruar me anë të një postimi në ”Twitter” se Donald po bën mirë teksa ka falenderuar për mesazhet mbështetëse.

Ky është djali i dytë i Trump që infektohet, pas 14-vjeçarit Barren që e kaloi gjithashtu lehtë. Pak javë para zgjedhjeve edhe vetë Presidenti Trump bashkë me Zonjën e Parë, Melanie Trump u infektuan dhe e kaluan me disa trajtime.

Ndërkohë sa i përket Donald Jr. Trump, e fejuara e tij Kimberly Guilfoyle e kaloi në korrik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb