Reza Pahlavi, djali i Shahut të fundit të Persisë, i cili kërkon të ketë një rol në të ardhmen e Iranit, nuk pajtohet me praktikën e SHBA-së dhe Izraelit për të bombarduar infrastrukturën civile iraniane dhe u bën thirrje Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu ta ndalojnë atë.
“Infrastruktura politike [domethënë jo-ushtarake] e Iranit”, shkruan ai, ndër të tjera, “i përket popullit iranian dhe të ardhmes së një Irani të lirë. Infrastruktura e Republikës Islamike është mekanizmi i represionit dhe terrorit i përdorur për të parandaluar që kjo e ardhme të bëhet realitet.
Irani duhet të mbrohet. Regjimi duhet të përmbyset. I bëj thirrje Presidentit Trump dhe Kryeministrit Netanyahu të vazhdojnë të synojnë regjimin dhe mekanizmin e tij të represionit, duke lënë të paprekur infrastrukturën politike që do t’i duhet popullit iranian për të rindërtuar vendin tonë.”, thotë ai.
Iran is not the Islamic Republic.
Iran’s civilian infrastructure belongs to the Iranian people and to the future of a free Iran. The Islamic Republic’s infrastructure is the machinery of repression and terror used to keep that future from becoming reality.
Iran must be…
— Reza Pahlavi (@PahlaviReza) March 22, 2026
