Një 75-vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Pishaj në shtratin e lumit Devoll. Bëhet me dije se 75-vjeçari Q.Z., dyshohet se është mbytur në lumë, ndërsa nga kqyrja paraprake e trupit të 75-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Gramsh/ Informacion paraprak

Më datë 19.07.2023, në fshatin Pishaj, në shtratin e lumit Devoll, është gjetur i pa jetë, shtetasi Q. Z., 75 vjeç, banues në Gramsh, i cili dyshohet se është mbytyr në lumë. Nga kqyrja paraprake e trupit të 75-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Për këtë shtetas, më datë 17.07.2023, ka bërë kallëzim në Polici, djali i tij shtetasi L. Z., 43 vjeç, ku ka deklaruar se është larguar nga banesa babi i tij dhe nuk është kthyer më. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: