Ishte muaji shtator i vitit 2021 kur Divjaka u trondit nga një krim i dyfishtë. Hekuran Rrasa vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, Thëllënxë Rrasa, dhe më pas vrau edhe veten. Ngjarja ishte jashtëzakonisht tronditëse për opinionin publik, pasi çifti u gjet i pajetë në banesën e tyre nga djali i tyre, Leonard Rrasa.
I mbetur i vetëm, pa asnjë mbështetje familjare dhe pa të ardhura, Leonardi apelon për ndihmë në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 të moderatores dhe autores Evis Ahmeti, ku rrëfeu jetën familjare dhe konfliktet e vazhdueshme mes prindërve.

Ai pohoi se babai i kishte premtuar se nuk do ta prekte kurrë nënën e tij me dorë, por fatkeqësisht rezultoi e kundërta. Nga ana tjetër, vëllai i Hekuranit deklaroi në studio se ai kishte qenë gjithmonë dyshues dhe tepër xheloz ndaj bashkëshortes, edhe pse e përshkruante Thëllënxën si një grua të mrekullueshme. Në këto kushte të vështira, Leonardi u mbështet nga nusja e xhaxhait të tij, një zonjë e cila jo vetëm që kujdeset çdo ditë për të, por i ka falur dashurinë dhe përkujdesjen e një nëne të munguar. Ata kanë zgjedhur të vijnë së bashku në studio për të rrëfyer situatën e vështirë dhe kushtet në të cilat ndodhet Leonardi sot.

Gjithashtu, për herë të dytë në studion e emisionit, zonja kërkon drejtësi për një padrejtësi dhe vjedhje parash që i është bërë nga një i njohur i saj, një çështje për të cilën, deri më sot, askush nuk ka mbajtur përgjegjësi. E moshuara, e cila ishte e pranishme bashkë me nipin e burrit në studion e emisionit tha se i çifti në fjalë tha se këta të fundit i kanë marrë 19 milionë lekë.

“Punoj nga ora 07-13. Më pas bëj punë private. Siguroj të ardhurat. Banesa ka ngelur ashtu siç e kisha parë. Më kanë sjellë një konteiner, në 24 janar të 2024-ës. Tre vite pas tragjedisë, ma solli bashkia. Atje rrija. Më kanë thënë se do të më bëjnë shtëpinë dhe më pas do ta marrin prapë konteinerin. Vetëm nga toka s’po gjejmë dot zgjidhjen për tokën e banesës. Babai kishte marrë kredi 1 milion lekë dhe nuk i ka shlyer.”, tha i riu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb