FIER

Prindërit e Gazemend Mustës, i cili vrau gruan dhe kunatën pas një sherri në qytetin e Bllashit, sot i janë drejtuar gjykatës së Fierit me kërkesën për të marrë kujdestarinë e fëmijëve.

Bedri e Lumturi Musta kanë besim tek gjykata, ndërsa në një prononcim për “BalkanWeb”, babai i Gazmendit është shprehur se i plotëson të gjitha kërkesat ligjore për të përfituar kujdestarinë e tyre.

“Unë si prind, si gjyshi fëmijëve kërkoj kujdestarinë e fëmijëve të djalit tim. Prandaj unë i jam drejtuar Gjykatës së shkallës së Parë në Fier që të marr kujdestarinë e fëmijëve, që të mbaj familjen e djalit të bashkuar. Kriteret për të mbajtur fëmijët i plotësojmë, që t’i mbajmë të lumtur të shëndetshëm dhe të shkolluar. Unë kam besim të plotë te gjykata e cila do të vendops se kush i plotëson kushtet e fëmijëve për t’i marr”- është shprehur ai.

Fëmijët e mitur ndodhen aktualisht në fshatin SOS. Ngjarja e rëndë ndodhi në mbrëmjen e 2 janarit, ku Gazmendi në debat e sipër qëlloi duke i lënë të vdekur në vend të dyja motrat.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb