Rinovimi i kontratës në minutat e fundit me dyshen Maldini-Massara zhbllokon më në fund edhe merkaton e Milan. Tani drejtuesit e kuqezinjve janë të lirë të operojnë në tregun e transferimeve me shpresën për të gjetur elementët e duhur, në mënyrë që Pioli të ketë një ekip konkurrues për në Serie A dhe Champions. Objektivi kryesor është të gjejnë një trekuartist klasi, një si Dybala.

Nuk është një sekret që argjentinasi ka kohë që flirton me Inter, palët kanë pasur kontakte të vazhdueshme por kohët e fundit tratativa ndërmjet tyre ka pësuar një ftohje. Përfaqësuesi i Dybala-s nuk është i kënaqur nga oferta e fundit që i ka bërë Inter, për këtë arsye, hipoteza për një kalim të mundshëm te Milan po merr gjithnjë e më shumë formë.

La Gazzetta
La Gazzetta

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e Milan dhe përfaqësuesi i Dybala-s kanë vendosur kontakte ndërmjet tyre, madje sinjalet janë pozitive. Nëse kjo lëvizje do të bëhej zyrtare, Piolo do të kishte më në fund në dispozicion trekuartistin që aq shumë dëshiron.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: