Ish-deputetja Nora Malaj ka dënuar ndërhyrjen e paligjshme në ‘Prestige Resort’.

Ajo shprehet se sot të thuash të vërtetën ka kosto.

Statusi:

Te thuash te vertetën ka kosto!

Prestig Resort vend krimi??!!

Cfare po ndodhur ne kete fillim muaji?

Zgjohesh ne mengjes dhe mendon që filloj nje muaj , muaji dhjetor, që simbolizon fundin e vitit dhe uron qe ky muaj te jete sa me i mbare , kur papritur sheh se Prestigj Resort është rrethuar me shirita policie , si vend krimi??!!

Jo me larg se dje u promovua që Shqiperia ishte nje nder vendet e para që kishin bumin me te madh te turizmit ne raport me vendet e tjera ne Europe dhe ky sukses i takon edhe Prestig Restortit.

Dje ishte i sukseshem ne radhen e te gjithe hotelerive shqiptare , sot vend i krimi , i rrethuar papritur me shirit?

Pikerisht , daten 1 Dhjetor ne fillimin e muajit që idhet edhe me festave te fundvitit?

Po tani cfare po ndodh ?

Si mundet te trajtohet ne nje shtet “ te se drejtes” ??!! ne kete forme ky subjekt , sikur është vend krimi , që rrethohet me shirit ?

Pse ky aksion i organizuar , duke nxjerr me force nga godina punonjesit e pushuesit , sikur po ndalon kriminelet me te medhenj??

Ku qendron dhe fshihet frikerat qe kane kapur ata qe po e realizojne kete “ aksion” karshi ketij kompeleksi qe sa here qeveria kishte ” litarin me fyt” , ky Resort i është pergjigjur???

Ka frike nga mediat e lire dhe jo nga ato mediat e kapura që bene presion per te mbyllur gojen e se vertetës ?

Ku qendron paniku i atyre që ushtrojne kete veprim policor , te paargumentuar ligjerisht, duke dhunuar institucionin?

Dhe te mendosh qe jemi ne javet e luftes kundra dhunës dhe shohim sesi Shteti vepron kundra ligjit , pa urdhra te shkruara dhe pa asnje dokument !

Sot te Prestig Resort , neser kudo atje ku media thote te verteten .

Shume turp per kedo qe e ka orkestruar kete shfaqe te shemtuar dhe pa dinjitet !

Te thuash të vertetën ka kosto !

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: