Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për zjarrin që përfshiu dje mbetjet në ish-kombinatin metalurgjik të qytetit.

Sipas burimeve të “BalkanWeb”, policia mbi këtë rast ka shoqëruar në komisariat disa persona, si dhe përfaqësuesin e firmës private M. H. Ky i fundit është konstatuar duke djegur mbetje qëllimisht në zonën e ish-kombinat metalurgjikut.

Sakaq, vlen të theksohet se zjarri që përfshiu të mërkurën këtë zonë të qytetit të Elbasanit krijoi një situatë katastrofike mjedisore. Era e keqe dhe retë e dendura të tymit u përhapën në një zonë të konsiderueshme duke alarmuar banorët e zonës. Ndërsa zjarrfikësve, iu nevojitën disa orë për të izoluar dhe neutralizuar flakët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb