Partia Demokratike i përgjigjet kryeministrit Edi Rama për situatën në spitale, pas postimit të këtij të fundit, ku mes të tjerash theksonte se “do ishte bërë qameti, nëse virusi do kishte sulmuar para 7 vitesh”.

PD shkruan në një postim në “Facebook” se Rama do kishte rikonsteuktuar të gjitha spitalet në vend, me paratë që ka shpenzuar për check up korruptiv.

“Me paratë që ka shpenzuar për check up korruptiv, pagesa për analiza fiktive dhe të pakryera, Edi Rama do kishte rikonsteuktuar të gjitha spitalet në vend, do kishte paguar shifrat prej miliona lekësh që paguan shqiptarët për tu trajtuar nga covid 19. Por Ramës nuk i bëhet vonë për shqiptarët. Rama e do mandatin e tretë që të vazhdojë të çojë paratë te ortakët e tij. Shqiptarët nuk mund të pranojnë më një kryemistër që punon për veten e tij. Me 25 prill fiton Shqipëria, humbet Rama”, thuhet në reagimin e PD.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb