Kot nuk thonë pleqëria si fëmija dhe këtë e ka konfirmuar së fundmi kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli.

Me sa duket mania për të bërë sa më shumë propagandë para zgjedhjeve për punët që qeverisja lokale ka bërë dhe po bën, Sulit i shpëton dhe një “perlë”.

Ai thotë se në zonën e rindërtimit nga tërmeti do ketë dhe një kënd lojërash për moshën e tretë. Me sa duket gjyshërit dhe gjyshet do bëjnë garë me nipat se kush të luajë më shumë në këndet e premtuara të lojërave.

“Jemi dhe në përfundimin e rehabilitimit të kësaj zone ku do ketë me kënd lojërash, me lulishte për të gjitha moshat dhe për moshën e tretë që mund të lozin dhe mosha e tretë. Në zonën e rindërtimit kemi përfunduar dhe shkollën, kopshtin dhe çerdhen”, tha Suli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb