TIRANË- Prokuroria ka nisur hetimet për një 41-vjeçar nga Mali i Zi, pasi i ka marrë një shumë parash një burri nga Tirana.

Sipas të dhënave zyrtare, 37-vjeçari me iniciale E.Ç., nga Tirana ka kërkuar të bë blerje online por paratë e destinuara për mallin që do të blinte kanë shkuar në një llogari bankare në Mal të Zi, duke rënë kështu pre e mashtrimit kompjuterik.

Kur tiranasi ka kuptuar se në llogarinë e tij bankare mungonin paratë, i është drejtuar menjëherë komisariatit të Policisë në kryeqytet për të bërë kallëzim.

Njoftimi i Policisë
Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.GJ, vjeç 41, banues në Plavë, Mal i Zi, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit kompjuterik, ka transferuar nje sasi eurosh drejt një llogarie bankare në Malin e zi, të destinuara për një blerje online, nga ana e shtetasit E.Ç., vjeç 37, banues në Tiranë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb