TIRANË

Krue i PD Lulzim Basha premtoi përshpejtim të procesit të rindërtimit për familjet e mbetura pa shtëpi për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, por gjithashtu siguroi për transparencë dhe çlirim të fondeve të BE. Ai tha gjatë rrugës për në Durrës se rindërtimi është një tjetër dëshmi e shterimit total të Edi Ramës.

“Po promovove kriminelët, trafikantët, në qoftë se ua dorëzon shtetin dhe institucionet njerëzve që kanë trafikuar vajzat e gratë e Lezhës dhe gjithë Shqipërisë apo trafikantëve, po drekove e darkove me ta në Kryeministri, nëse kryeministri jep këtë model, çfarë pret të bëjnë specialistët e shtetit? Prandaj duhet ndryshim dhe nuk mund të ketë ndryshim pa e larguar këtë njeri. Restoranti privat në Kryeministri, siç e di unë, siç e dinë shumë gazetarë, siç e dinë shërbimet partnere një herë në 2 apo 3 ditë ka krerët e bandave të Shqipërisë. Krerët e bandave të Shqipërisë darkojnë me paratë tuaja në restorantin privat të Kryeministrisë. Në qoftë se ky është shembulli që jep kryeministri, sigurisht që ekspertët, specialistët do të largohen. Shqipëria ka nevojë për një kryeministër tjetër, në lartësinë e pritshmërive tuaja. Një kryeministër i cili prioritet ka ndarjen e politikës nga krimi dhe unë këtë e kam provuar me ligjin e dekriminalizimit dhe me propozimin për vettingun e politikanëve që e mbani mend që Edi Rama e refuzoi. Ndaj me mua kryeministër garantoj se modeli do jetë ai i promovimit të specialistëve, sipas meritës, jo sipas bindjeve politike. Sipas përkushtimit dhe aftësive. Për këtë do kemi ndihmën e plotë të partnerëve tanë, të BE dhe SHBA-ve”, deklaroi Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb