Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hyrë live në Facebook, pasi kryetari i parlamentit Niko Peleshi i ndërpreu fjalën.

Berisha iu drejtua deputetëve të PS-së, duke iu thënë se do të shkojnë në burg pas Ramës dhe Ballukut, pasi janë bashkë me ta të përzier në krime, teksa kanë mbështetur regjimin me votën e tyre.

Shtoi se ata nuk mund të blejnë dot studentët e se shqiptarët nuk i duan më. Berisha theksoi se nëse kanë ndërgjegje, deputetët e mazhorancës duhet të japin dorëheqjen.

Sali Berisha: Ju jeni eksponentë të narko-shtetit, ju ka ardhur fundi. Të gjithëve ju vjen era kokainë dhe kanabis.

Ju keni ndërtuar parajsën mbi krimin dhe kjo parajsë do jetë ferri juaj. Kongresmenët në SHBA i kanë dërguar letër Marco Rubios, ku kërkojnë sanksionimin e Edi Ramës, kërkojnë sanksionimin e Belinda Ballukut. Ju do shkoni pas Ballukut njëri pas tjetrit.

Fytyra juaj është e regjimit kriminal që dhunon studentët. Këto janë heronjtë. Ju nuk mund të blini studentët, ndaj dhe ikni më mirë se do u përzënë. Jeni të përzënë.

Çfarë do bëni ju kur Rama dhe Lubia do shkojnë aty ku e kanë vendin? Do shkoni dhe ju në burg, se keni votuar bashkë me ta. Keni marrë nga pronat dhe paratë e shqiptarëve. Thirrini mendjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb