PODGORICË

Natalija Nileviç 26 vjeçe nga Podgorica u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Mal të Zi, sepse kërcënimet e saj në rrjetet sociale u cilësuan si konsumin i veprës penale e “nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës fetare dhe kombëtare”.

Prokurorja Lepa Medenica konfirmoi për “Vijesti” se Nileviç ishte arrestuar dhe se ajo do të sillej për t’u marrë në pyetje si e dyshuar me një kallëzim penal. “Ajo kishte thënë ndër të tjera se shqiptarëve duhet t’ju priten kokat”, saktësohet në reagim.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Për shkak të dyshimit se serbja kreu veprën penale të nxitjes së urrejtjes fetare dhe kombëtare, ndaj saj u ndërmor masa e menjëhershme”. “Veprimet procedurale me prokurorinë janë në proces,” thanë nga Prokuroria malezeze.

“Shqiptarë dhe malezezë, ne do iu presim kokat.”, thoshte ajo në mesazh, ndërsa më tej edhe qesh. Kujtojmë se Mali i Zi është një shtet, ku së fundmi ka pasur edhe përplasje të ashpra etnike.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb