Blerim Xhemajli duket se do të bëjë gati valixhet për t’u larguar nga Seria A dhe konkretisht Bolonja me drejtim Kinën e largët, aty ku e pret një ofertë milionere.

Mesfushori që luan për përfaqësuesen e Zvicrës, është kërkuar me ngulm nga ish-trajneri i tij, Roberto Donadoni, i cili së fundmi ka marrë drejtimin e skuadrës së Shenzenit në Lindjen e Largët.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Shenzeni ka gati 3 milionë euro në sezon për lojtarin 34-vjeçar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb