Kreu i PD-së Sali Berisha paralajmëroi deputetët për seancën e nesërme dhe çështjet që do të diskutohen.

Berisha tha se ne do qëndrojmë me forcën më të madhe të fjalës.

“Prandaj ne, të gjitha këto çështje madhore për portin, duhet t’ia bëjmë të qartë shqiptarëve.
E ka vënë çështje të parë në rend dite, ne do qëndrojmë me forcën më të madhe të fjalës. Do përpiqen të na bllokojnë.
Se ai ka urrejtje patologjike për fjalën, për parlamentin, për opozitën sigurisht.
Ndaj edhe parashikohet një betejë parlamentare shumë e fortë, shumë e fuqishme.

Duhet, zotërinj deputetë, të mbrojmë me vendosmërinë më të madhe, interesat e qytetarëve shqiptarë, interesat e publikut te porti i Durrësit.

Ne do ngremë komision hetimor parlamentar. Do përfshijmë edhe portin e Vlorës dhe Sarandës.
Ky po i heq Shqipërisë, ato që i ka pasur në shekuj.
Përveç kësaj, është shkelja më flagrante e MSA. Janë tre nene që kërcënojnë Shqipërinë me bllokimin e negociatave.
Ndaj dhe nesër e kemi një ditë shumë të rëndësishme në parlament. Duhet të përgatitemi me të gjitha mundësitë tona që të mbrojmë interesin publik”, deklaroi Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb