Një diplomat rus është gjetur i vdekur në një dhomë hoteli në Turqi. Bëhet fjalë për kreun e Departamentit të Bashkëpunimit Pan-Europian të Ministrisë së Jashtme ruse, Nikolai Kobrinets.

Diplomati arriti në Stamboll për një takim me ambasadorët e huaj, raporton kanali televiziv turk, NTV.

Kolegët u përpoqën ta kontaktonin në telefon pasi zyrtari rus nuk erdhi në takimin e mëngjesit. Pas kësaj, stafi i hotelit shkoi në dhomën e Kobrinets dhe gjeti trupin e pajetë të Kobrinetsit.

Sipas informacioneve paraprake të hetimit, ai ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër. Ndryshe, shumë zyrtarë shtetëror dhe oligarkë rus kohët e fundit kanë vdekur në mënyrë misterioze.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb