“Do të jemi në terren aksioni opozitar do të jetë i gjithanshëm”, kështu u shpreh Belind Këlliçi në një intervistë në “News24”.

Gjatë bisedës në studio, ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bahen bashkë dhe të dalin në protestë.

“Aksioni opozitar do të zhvillohet në koordinim mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë. Shqiptarët të bëhen bashkë kundër regjimit”, tha ai.

I ndalur tek rritja  e çmimeve dhe kriza energjetike, Këlliçi tha se ndodh për shkak të keqmenaxhimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: