SHBA

Kandidatja për ambasadore e SHBA në Shqipëri Yuri Kim u pyet nga Senati se çfarë prioritetesh ka ajo, në rast se do të marrë mandatin për të ushtruar detyrën në Tiranë.

Youri Kim tha se do të përpiqet që të mbajë sa më larg influencën ruse në Shqipëri, ndërsa u shpreh se do ketë kujdes edhe disa rrymave të influencës kineze. Kandidatja për ambasadore e Amerikës në Tiranë u shpreh se do të punoj ngushtë me shqiptarët në luftën kundër krimit e korrupsionit.

Dua të ndihmoj shqiptarët të forcojnë institucionet e tyre që të kenë më shumë rezistencë ndaj përpjekjeve ruse për të ndërhyrë në punët e brendshme, por edhe atyre kineze. Edhe kinezët po përpiqen që të ndërhyjnë në ekonominë e Shqipërisë.

Së dyti, mendoj se do të punoj ngushtë me shqiptarët si aleat të NATO-s, që të japë 2 përqindëshin e saj. Po ashtu, do të promovoj investimet amerikane në Shqipëri. Këtu do të fokusohem, në rast se konfirmohem”, deklaroi Yuri Kim.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb