Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, i cili ra në pranga ditën e shtunë me kërkesë të SPAK.

Ndërsa është vendosur arrest shtëpie për Alma Kaçin, gruan e video-skandalit.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për “BalkanWeb” foton e Gjicit ku ndodhet në sallën e gjyqit, brenda kafazit, teksa jashtë, shumë pranë tij ndodhet dhe Alma Kaçi.

Gjici Kaci
Gjici Kaci

Ish-kryebashkiaku i Kukësit pritet të njihet me akuzat nga SPAK dhe më pas vendimin e gjykatës. Më herët ai ka refuzuar kategorikisht se ka shkelur detyrën, ndërkohë që akuzohet për korrupsion pasiv.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb