Një 45-vjeçar shqiptar në Volos të Greqisë është dënuar me 18 muaj burg, por i konvertuar dënim me kusht për paraqitjen në Drejtorinë e Policisë ku ai banon, pasi ai u shpall fajtor për fyerje, kanosje dhe dëmtime trupore ndaj gruas së tij.

Shqiptari në sallën e gjyqit, dëshmoi se kishte pasur një mosmarrëveshje me gruan e tij 43-veçare pasi ajo nuk e linte të shihte celularin e saj dhe e kërcënoi se do ta vriste.

Gruaja pranoi se akti ka ndodhur. Mësohet se ai e kishte sharë, kërcënuar dhe goditur, ndërsa gruaja pohoi se gjatë viteve të fundit marrëdhënia e tyre kishte pasur tensione.

Në Gjykatë mori pjesë edhe djali i tyre 19-vjeçar, përballë të cilit ndodhi dhuna. Sipas Magnesianeës, 45-vjeçari pronar i një dyqani ushqimor, të cilin e ka me gruan dhe djalin e tyre 19-vjeçar, ka debatuar në shtëpi me gruan e tij mbrëmjen e së mërkurës së 24 gushtit dhe pasi ka sharë e ka kërcënuar se do ta digjte dhe do ta vriste atë.

Më pas ai e ka goditur me grusht në fytyrë, duke bërë që 43-vjeçarja të kishte marramendje për disa kohë pas goditjes. Tashmë atij i duhet të bëjë burg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb