Në Institucionin e Kreut të Shtetit u zhvillua sot ceremonia e betimit të anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, zotit Sandër Beci, para Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimit nr.2, datë 15.03.2022, të Gjykatës së Lartë, zoti Sandër Beci u betua para Presidentit Meta, me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë dhe duke u zotuar se: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”.

Kreu i Shtetit i uroi suksese dhe punë të mbarë gjyqtarit Beci në detyrën e tij tepër të rëndësishme dhe me përgjegjësi të lartë të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë, Gjykatës Kushtetuese, Avokatit të Popullit, Gjykatës së Lartë, Kabinetit të Presidentit, dhe të misionit të ekspertizës OPDAT në vendin tonë, që mbulon çështjet e drejtësisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb